“Lashë punën dhe burrin për të”! Gazetarja rrëfen romancën me shqiptarin Martin Shkreli: Si ia shpreha dashurinë në qeli

0

Gazetarja amerikane ka rrëfyer romancën me shqiptarin Martin Shkreli, që i kushtoi jo pak në jetën e saj private dhe karrierë. Ish-reporterja e Bloomberg News, Christie Smythe, thotë se ajo “ra në vrimën e lepurit”, duke hequr dorë nga puna dhe burri i saj për Shkrelin, “farmacistin” i cili po vuan shtatë vjet burg për mashtrim fondesh.

Gazetarja tregon se ka mbuluar arrestimin e shqiptarit në dhjetor të 2015-ës dhe prej atëherë kanë filluar të takoheshin, duke vijuar edhe më 2018, kur Shkreli ishte pas hekurave.

“Unë rashë në dashuri. Jam e lumtur këtu. Ndihem sikur kam një qëllim. I thashë Martinit se e doja në një dhomë të burgut, kur e vizitova. Edhe ai më tha se më donte gjithashtu dhe të dy u puthëm”, rrëfen ajo.

Më tej, gazetarja thotë se i ka premtuar shqiptarit se do ta presë derisa të dalë nga burgu, madje tregon se ka ngrirë edhe vezët, nga frika se do të ishte shumë e madhe në moshë, kur partneri i saj të lirohej dhe nuk do të bënin dot fëmijë.

Gjithashtu, Smythe shprehet se ish-burri i saj e kishte paralajmëruar se Shkreli po e përdorte atë dhe se ajo po rrezikonte profesionin e saj, duke u lidhur me një figurë negative. Por, gazetarja tregon se ajo ishte magjepsur nga një “manipulues ekspert”, ndërsa vizitat në burg ishin bërë intime, edhe pse dyshja nuk kishin fjetur asnjëherë bashkë.

Gjithsesi, kjo lumturi përherë po duket gjithnjë e më e zymtë. Shkreli nuk i ka folur asaj që kur zbuloi se artikulli i saj ishte në punë dhe ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin që kur filloi pandemia.

37104964 9074517 Image M 4 1608558786013
Artikulli i mëparshëmNdryshojnë oraret, mbyllja do të bëhet në orën 20:30
Artikulli i radhës“Ndryshimi do të nisë me largimin e Ramës”, Basha pas takimit me të rinjtë: Do iu japim shpresë shqiptarëve