Te Barcelona nuk funksionon asgjë. Nuk ka sjellë efekte as Ronald Koeman në pankinë, madje tekniku holandez ka nisur të ndjejë shpejt hijet e shkarkimit. Ecuria negative në La Liga me 21 pikë pas 13 ndeshjeve dhe vendi i pestë në renditje kanë shtuar zërat se aventura e trajnerit është drejt fundit.
Por për ta qetësuar atë, qoftë edhe përkohësisht ka menduar presidenti në detyrë I klubit katalunjas, Carles Tusquets. “Nuk do të shkarlpk akënd. Pastaj, jam i bindur se ai po bën një punë të mirë dhe për këtë ka mbështetjen time”, ka thënë ai. Por besimi nuk mund të zgjasë pafund dhe Barcelona duhet të ndryshojë kurs shumë shpejt.
Merkato e janarit mund të jetë një shpëtim për Kuman dhe skuadrën “blaugrana”, por tifozët nuk duhet të presin mrekulli. Memfis Depay do të jetë blerja më e madhe në tregun e transferimeve të dimrit, ndërsa pritet që edhe Mesi të kthehet të bëjë “Mesin”, pasi paraqitjet e tij në këtë sezon janë shumë larg pritshmërive.