Analiza e shifrave: Mallrat shqiptare po ‘emigrojnë’ drejt Gjermanisë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is gjermani-shqiperia-765x383-1.jpg

Edhe pse tregtia e jashtme e Shqipërisë nuk ka rikuperuar ende plotësisht nga goditja e pandemisë, sinjale pozitive vijnë nga disa partnerë tregtarë.

Referuar shifrave zyrtare të INSTAT, eksportet shqiptare drejt Gjermanisë këtë vit kanë kapërcyer nivelin e vitit të kaluar, me 2 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar.

Në total, në periudhën janar-nëntor 2020, Shqipëria ka eksportuar në Gjermani mallra në vlerën e 15.1 miliardë lekëve ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet ishin 13.1 miliardë lekë.

Ndërkohë, importet kanë mbetur në të njëjtin nivel të vitit të kaluar.

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria në Gjermani?

Nëse analizojmë në mënyrë të detajuar shifrat, rezulton se ndikimin më të madh në këtë rritje të eksporteve shqiptare e kanë grupmallrat ‘ushqim, pije e duhan’ me 126 milionë lekë më shumë, ‘minerale, lëndë djegëse’ me 530 milionë lekë më shumë, ‘tekstile dhe këpucë’ me 1.1 miliardë lekë më shumë si dhe ‘makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi’ me 300 milionë lekë më shumë.

Ndërkohë, mallrat shqiptare nuk po rikuperojnë ende plotësisht me Italinë dhe Spanjën, dy partner tërëndësishëm tregtarë.

Sa i përket grupit “tekstile dhe këpucë’ që përbëjnë edhe një prej zërave më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare, me Italinë që është partneri kryesor tregtar, këtë vit ‘mungojnë’ 14.7 miliardë lekë.

Ndërkohë me Spanjën, nga ky zë mungojnë 1.2 miliardë lekë.(scan)

Artikulli i mëparshëmUlqinaku zbulon letrën e COVAX se kur do të vijë vaksina në Shqipëri
Artikulli i radhësPse Kosova ka ende shpresë