Këtë të enjte është regjistruar një aksident në autostradën Prishtinë-Prizren. Në këtë aksident janë përfshirë rreth 7 makina. Ndërkohë televizioni lokal i Prizrenit Besa, raporton se sipas dëshmitarëve 5 persona kanë mbetur të lënduar. Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit.