Prodhimi i naftës bruto nga anëtarët e OPEC është rritur me më shumë se 2 milion fuci në ditë gjatë muajit prill duke kapur nivelet më të larta që nga dhjetori i vitit 2018, u shpreh të martën një burim pranë organizatës së vendeve prodhuese te naftës.
Prodhuesi më i madh i OPEC-ut dhe eksportuesi më i madh në botë i naftës, Arabia Saudite ka arritur nivelet më të larta të prodhimit në gati një vit e gjysëm, gjithashtu nivele rekord prodhimi kanë arritur dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sipas të njëjtit burim. Kjo rritje prodhimi vjen në kundërshtim me premtimin për një zvogëlim të menjëhershme të prodhimit , ndërkohë që po i afrohemi datës së hyrjes në fuqi të marrëveshjes së arritur OPEC + që është 1 maji.
Javën e kaluar, prodhuesi i katërt më i madh i OPEC-it, Kuvajti, tha që se kishte filluar të zvogëlonte prodhimin e tij të naftës së papërpunuar, “duke iu përgjigjur kushteve të tregut”, deklaroi Ministri Kuvajtian iKhaled Al-Fadhel për Agjencinë e Lajmeve të Kuvajtit (KUNA).
Analistët, sidoqoftë, mendojnë se ulja e prodhimit e rënë dakord nga OPEC + me gati 10 milion fuci naftë në ditë, gjatë muajve maj dhe qershor do të jenë shumë pak dhe një ndërhyrje e vonuar për ti dhënë frymëmarrje tregut, gjithmonë duke marrë parasysh që niveli i kërkesës do të jetë në nivelet e kërkesës aktuale e cila ka rënë me 30 milion fuçi në ditë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ©aktualitet.al