Policia dhe FNSH kanë mundur që të neutralizojnë të riun që kërcënonte për minuta të tëra se do të shpërthente një bombul gazi në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.
Në një aksion policia dhe FNSH e Vlorës hynë në godinën ku qendronte i riu, duke hedhur fillimisht tymuese dhe gaz lotsjellës. Edhe pas përpjekjeve të tyre për ta shoqëruar, i riu bëri qëndresë për pak çaste, por në fund u fut në furgonin e Policisë dhe iu drejtua komisariatit.
Dyshohet se gjithçka e ka pikënisjen te një sherr mes të rinjve, dhe ku policia i është vënë në ndjekje të riut në fjalë, i cili menjëherë sapo ka pikasur praninë e bluve, është mbyllur në një godinë në lagjen Isa Boletini. Ai ka deklaruar se do të shpërthente bombulën e gazit.
Dyshohet se i riu ka pasur probleme me shëndetin mendor, dhe pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen.