A shkakton sëmundje më të rëndë varianti i ri i virusit në Britani, ja cfarë thotë studimi i fundit

0
A shkakton sëmundje më të rëndë varianti i ri i virusit në Britani, ja cfarë thotë studimi i fundit

Sipas një studimi të organeve të shëndetit publik në Angli, varianti i ri i koronavirusit nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë te personat e infektuar.

Shkencëtarët thonë se varianti i ri i koronavirusit përhapet më shpejt. Rastet e para u shënuan në Angli në mesin e dhjetorit dhe bënë që shtetet tjera t’i vendosnin këtij vendi masa kufizuese në udhëtime.

Të dhënat e studimit u nxorën nga krahasimi i 1.769 personave të infektuar me variantin e ri me 1.769 persona të tjerë që e patën llojin e egër të virusit, siç u shprehën shkencëtarët. Grupet u krahasuan kokë me kokë sipas moshës, gjinisë, vendit të banimit dhe kohës së testimit.

Nga 42 persona që u pranuan në spitale, 16 ishin të infektuar me variantin e ri të virusit, ndërsa 26 të tjerë e patën llojin e egër të koronavirusit. Sa u përket rasteve fatale, 12 vdekje u shënuan në grupin e të infektuarve me variantin e ri, ndërsa 10 në grupin e të infektuarve me llojin e egër.

“Rezultatet preliminare nga studimi nuk kanë treguar dallim të madh statistikor në hospitalizime dhe shkallë të fatalitetit brenda 28 ditëve gjatë krahasimit mes variantit të ri dhe llojit të egër të virusit”, thuhet në studim.

Sidoqoftë, studimi tregoi se shkalla e rasteve të konfirmuara, që kanë rrjedhur nga kontakti me një person të infektuar, është më e lartë në mesin e personave të prekur nga varianti i ri i virusit.

Të martën, epidemiologu që e këshillon qeverinë britanike, Andreë Hayëard, paralajmëroi se Britania është duke shkuar drejt katastrofës në javët e ardhshme, nëse nuk merr masa më të rrepta kundër variantit më infektues të virusit.

Britania të martën regjistroi 53.135 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore e rasteve prej fillimit të testimit masiv në mesin e këtij viti. Kryeministri Boris Johnson e ka miratuar vendosjen e masave më të rrepta kufizuese, të njohura si “niveli 4”.

Artikulli i mëparshëmKur truri ynë fillon të plaket – Përgjigjja do t’ju befasojë
Artikulli i radhësShkarkimi i mjekut/ Kryemadhi: Qeveria e re do e rikthejë në punë