Shkarkimi i mjekut/ Kryemadhi: Qeveria e re do e rikthejë në punë

0
Cancer in the Cervix: Monika Kryemadhi speaks of the difficult operation -  TV Mania

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të QSUT për të ndërprerë punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me argumentin se ka shkelur kodin etik të punonjësit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi thekson se mjeku Allkja është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja”.

“Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!”, shkruan Kryemadhi

Artikulli i mëparshëmA shkakton sëmundje më të rëndë varianti i ri i virusit në Britani, ja cfarë thotë studimi i fundit
Artikulli i radhësCristiano Ronaldo, mbreti i Instagramit: Homazhi për Maradonën është postimi i vitit 2020