Nafta vazhdon javën në rritje. Çmimet mbështeten nga nisja e fushatës së vaksinimit në SHBA. Bursa për datën 29 Dhjetor 2020

0

Nafta po vazhdon në rritje gjatë kësaj jave, për shkak të shpresave se fillimi i vaksinimit kundër Covid-19 do të rimëkëmbë kërkesën. Gjithashtu, edhe shpërthimi i një tankeri në Arabinë Saudite ka mbështetur çmimet.

Një kompani transporti deklaroi se tankeri i saj kishte shpërthyer, pasi ishte goditur nga një objekt i jashtëm, ndërsa po shkarkohej në portin Jeddah në Arabinë Saudite. Të dy bençmarkët publikuan fitime për të gjashtën javë me radhë, gjatë javës së kaluar seria më e gjatë e fitimeve që nga qershori i këtij viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan fushatën e vaksinimit kundër Covid-19, duke rikthyer shpresat se kufizimet e pandemisë do të marrin fund shumë shpejt dhe do të fillojë rimëkëmbja e kërkesës për naftë.

Edhe arritja e marrëveshjes mbi Brexit ka mbështetur çmimet. Por, në anën tjetër shumica e vendeve europiane vijojnë me masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, planifikon të aplikojë masa më të ashpra kufizuese duke filluar nga dita e mërkurë.

Bursa për datën 29 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA448.75+ 3.75
DIESEL426.25+ 1.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmNumër rekord rastesh me koronavirus në klubet e Premier Leagues
Artikulli i radhësLa Liga/ Atletico-Real, derbi në distancë për ta mbyllur në krye 2020-ën