Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune. Lideri i opozitës është njohur me sfidat e tyre të përditshme. Basha u shpreh se kjo qeveri gjatë këtyre 7 viteve ka hequr nga ndihma ekonomike mijëra familje që e meritonin. Për kryedemokratin zgjidhja afatgjatë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit dhe për këtë qytetarët sipas tij nuk mund të mbështeten më tek qeverisja Rama.
“Duhet një ndryshim i vërtetë dhe i thellë. Qeveria ka për detyrë tu japë sinjale pozitivë investitorëve. Ulja e çmimit të naftës dhe energjisë. Të dhënat e fundit të FMN dhe BB kriza e ekonomisë është më e rënda sepse nuk është mbajtur asnjë premtim dhe para janë çuar vetëm tek oligarkët. Jemi të detyruar të vazhdojmë këtë rrugë deri në zgjedhjet e ardhshme, ku më pas politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore”, tha Basha.