Zgjerimi me 12 milje në Jon/ Ministri grek flet për bisedën me Olta Xhaçkën

0

E sapoemëruara si Ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, është kontaktuar në telefon nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë dije lajmin përmes një postimi në “Twitter”.

Dendias shkruan se diskutimet mes tyre u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe në vazhdën e deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që e njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen në 12 mijlje në ujërat territoriale të detit Jon duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, raportojnë mediat greke.

“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan ai në “Twitter”.

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.

Artikulli i mëparshëmBritania i jep fund disa rregullave të BE, ekonomia hyn në një fazë të re
Artikulli i radhësBota e lodhur nga pandemia mirëpret vitin 2021