Vrasja për xhelozi/ Ekzekutohen dy motrat në sy të fëmijëve

0

Dy motra, Zhaneta Metani, (poshtë në foto) dhe Kristina Bardhi janë viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në Tiranë dhe për shkak të xhelozisë së autorit. Vrasësi është Përparim Ademi një 59-vjeçar që nuk e kapërdiu dot faktin se njëra prej viktimave, Zhaneta ishte ndarë prej tij dhe nuk dontë t’i rikthehej më lidhjes.

Ka qenë ora 10:10 minuta, kur Ademi ka ngjitur shkallët e pallatit ku banonte ish-bashkëjetuesja e tij me një automatik. Kur ka hyrë në shtëpi, ai ka qëlluar me breshëri automatiku drejt dy motrave që gjendeshin në katin e tretë të pallatit në zonën e Astirit. Në shtëpi kanë qenë edhe djemtë e mitur të Zhaneta Metanit, që kanë parë skenën e vrasjes së nënës së tyre.

Pas krimit, Përparim Ademi është larguar me shpejtësi, por arratia ka zgjatur vetëm dy orë. Në deklarimet para oficerëve është shprehur se vrasjen e kreu për xhelozi, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe fëmijët e mitur, të cilët kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të dyfishtë. Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen.

Artikulli i mëparshëmNdryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme
Artikulli i radhësGjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë vitin e ardhshëm