Ministri italian i sportit: Serie A mund të ndjekë rrugën e Francës

0

Optimizmi i ditëve të fundit ka marrë një goditje të rëndë, ndërsa shpresat për rikthimin e Serie A në fushën e lojës janë sfumuar ndjeshëm. Për këtë ka menduar ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, që ka reaguar pas “rebelimit” të klubeve dhe futbollistëve në lidhje me vendimin e qeverisë në vend, që ndaloi sërish stërvitjen për sportet kolektive.

“Protokolli i paraqitur nga Liga e Futbollit nuk është i plotë. Shtegu drejt rinisjes po bëhet më i ngushtë. Mund të ndjekim edhe ne vendimin e Francës. Nuk mund të them nëse në qershor do të nisë kampionati. Mund të ndodhë që shumica e presidentëve të Serie A të kërkojë pezullimin e kampionatit në mënyrë që të përqëndrohemi te sezoni i ardhshëm”, ka thënë mes të tjerash ministri italian i sportit, duke ulur ndjeshëm kuotat për rikthimin e Serie A për të mbyllur sezonin.

Artikulli i mëparshëm“Ky është ‘Trekëndëshi i Bermudës’ në Shqipëri ku zhduken autorët pas çdo vrasjeje”- Gazetari Hoxha: Çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve të vrarë
Artikulli i radhësKonferenca e Kryetarëve merr vendimin: Javën tjetër nuk ka seancë, Kuvendi nis më datat 14 dhe 21 maj