Ministrja e Arsimit jep lajmin e mirë për mësuesit: Viti 2021 fillon me 15% rritje page

0

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit mëngjesin e sotëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se viti 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e parreshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin ” shkruan në postimin e saj ministrja Kushi.

Artikulli i mëparshëmPëson aksident tragjik/ Vdes futbollisti i klubit të madh spanjoll, ja FOTO
Artikulli i radhësMilan, në San Siro vjen Ronaldo: por Pioli nuk gabon asnjë përplasje direkte