Mbetet ende e mbuluar nga misteri aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një makinë Wolkswagen Cabriolet u përplas dhunshëm me një minibus ku udhëtonin turistë të cilët ktheheshin nga juglindja e vendit.
Edhe pse tashmë është e qartë edhe nëpërmjet pamjeve filmike dinamika e aksidentit, është ende e pazbardhur lidhja e viktimës Kledis Deda dhe drejtueses së mjetit Cabriolet, Klaudja Shpata, e cila është arrestuar ditën e sotme nga policia.
Ajo që dihet është se viktima kishte në pronësi një servis në qytetin e Elbasanit.
Pikërisht siç shikohet edhe nga fotot, aty është parë për herë të fundit e parkuar edhe automjeti Wolkswagen tip Cabriolet, që nuk dihet nëse ka qenë aty për remont apo ka qenë në pronësi të viktimës.
Ajo që dihet është se drejtuesja e mjetit Wolkswagen në momentin e aksidentit, ishte një adhuruese e shpejtësisë së lartë, gjë që konstatohet edhe nga videot që ajo shpesh postonte në profilin e saj.
©