Bledi Mane: Vitin e Ri! Edhe ti me vajzën e Niko Peleshit e festove? (VIDEO)

0
Blendi Mane: Vitin e Ri; edhe ti me vajzën e Niko Peleshit e festove?

Ndërsa ti rrije mbyllur dhe haje bakllava në shtëpi, Aleksia, vajza e Niko Peleshit ministri më i egër e më frikshëm i mbrojtjes në Ballkan, Alkeksia bre pe Korçe, kishte mbledhur me kuç e me maç për të festuar

Nga Bledi Mane

10 milionë lekë gjobë biznesit dhe 30 mijë lekë gjobë individit të penalizon Qeveria Shqiptare nëse thyen orarin e pandemisë dhe lejon festime e grumbullime kolektive…

Ndërsa ti rrije mbyllur dhe haje bakllava në shtëpi, Aleksia, vajza e Niko Peleshit ministri më i egër e më frikshëm i mbrojtjes në Ballkan, Alkeksia bre pe Korçe, kishte mbledhur me kuç e me maç për të festuar.

Qeveria dremiste, policia gërhiste ndërkohë Covid Nëntëmbëdhjeta dhe Aleksia Peleshi bënin devër mes turmës, pinin alkool, tymosnin cigare dhe bënin hajgare. Talleshin dhe tallen me ju që respektoni ligjin, shëndetin dhe u bindeni urdhërave të pandsmisë.

Shikoni videon dhe nëse nuk e njihni po ua tregoj unë. Aleksia është ajo leshra gjata, leshra zeza ndërsa për emrin e restorantit në Korçë pyesni Niko Peleshin se shkosh shpesh atje ku ha qyl dhe i bie kitarës që më rëntë mua pika!

Artikulli i mëparshëmHetimi dhe sekuestrimi i pronave tmerron njerëzit e drejtësisë, 47 emra të dorëhequr në prag të vetingut, futen në listën e zezë të SHBA
Artikulli i radhësArrestohet “Al Kapone” i Malit të Zi/ Policia i hedh prangat pronarit të “Trocadero”-s në Budva