Milan, emergjenca e dëmtimeve vazhdon, Pioli duhet të “kryqëzojë gishtat” për mesfushorin

0

Featured image of article: Milan, emergjenca e dëmtimeve vazhdon, Pioli duhet të “kryqëzojë gishtat” për mesfushorin

Pas disfatës me Juventusin, Milan kërkon të ringrihet në këmbë.Në këtë sezon intensiv, kuqezinjtë do të luajnë të shtunën ndaj Torinos, por me një skuadër në emergjencë. Në Milanello, megjithatë, ekziston shqetësimi për gjendjen e Calhanoglu, i cili doli i dëmtuar nga ndeshja kundër bardhezinjëve.

Nëse për Rebic dhe Krunic, rezultatet dolën pozitive me Covid, është e pamundur të përcaktohet një datë për rikthimin në fushë të Zlatan Ibrahimovic,  që mungon që nga fillimi i nëntorit.

Disa ditë më shumë durim për Ismael Bennacer dhe Alexis Saelemaekers, të cilët ende po luftojnë me probleme muskulore dhe për të cilat zërat për rikthim flasin për rreth një javë e gjysmë akoma, ndërsa koha është më e gjatë për Matteo Gabbia (rreth një muaj) , i cili gjithmonë është duke luftuar me dëmtimin e ligamentit. Lajmi i vetëm i mirë për Piolin për momentin është kthimi i Sandro Tonalit.

Lajmet e fundit flasin për dëmtimin e Hakan Calhanoglu. Për turkun, zërat e para flasin për një problem në kyçin e këmbës që duhet ta mbajë atë jashtë loje dhe që stafi mjekësor do të duhet të vlerësojë në orët e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmNdërsa Shtetet e Bashkuara tronditen nga dhuna në Kapitol, Rusia shijon shfaqjen: Festa e demokracisë ka përfunduar
Artikulli i radhësShpëtoni nga gërhitja e partnerit në këto mënyra të thjeshta dhe efikase