Trazirat dhe dhuna në Kongresin Amerikan, vjen reagimi i fuqishëm i ish-presidentit Obama

0
Trazirat dhe dhuna në Kongresin Amerikan, vjen reagimi i fuqishëm i

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka deklaruar se historia do ta mbajë në mend sulmin e djeshëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Artikulli i mëparshëmShpëtoni nga gërhitja e partnerit në këto mënyra të thjeshta dhe efikase
Artikulli i radhësKjo është e duhura! “Ul 73.6% vdekshmërinë tek personat e infektuar”, mjeku Alimehmeti jep informacionin që duhet ta lexoni të gjithë: Lajme të mira në fushën e terapisë me vitamina kundër COVID-19 miqtë e mi!