Klubi i Tiranës ia doli për të zhbllokuar merkaton.
Lajmi është konfirmuar nga bardheblutë të cilët pas disa orësh bisedime me FIFA-n arrijnë në dakordësinë që të regjistrojnë lojtarë të rinj për sezonin në vazhdimësi.
Tashmë kampionët në fuqi do të kenë mundësi për të kryer transferta.
Njoftimi i plotë nga klubi i Tiranës:
KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas oreësh të gjata komunikimi me zyrtare të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave të rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.