‘Turma kërkonte të varte Pence, vendosën litarin para Kapitolit’

0
This image has an empty alt attribute; its file name is auto_capitol11610196649.jpg

FBI ka nisur hetimet për të gjithë ata persona që sulmuan godinën e Kapitolit në SHBA. Ekziston dyshimi se agresorët kishin për qëllim që të merrnin peng persona që ishin brenda Kapitolit, shkruan BILD.

Ndërkohë një fotograf i Reuters tha se kishte dëgjuar mbështetësit e Trump se donin të varnin zëvendëspresidentin Mike Pence, të cilin e quanin tradhtar.

Jim Bourg tha se kishte dëgjuar se si persona nga turma kishin nisur të kërkonin brenda godinës për zëvendëspresidentin, i cili më herët ishte ndarë nga Donald Trump duke deklaruar se nuk e bllokon certifikimin e Joe Biden si president.

Fotot para Kapitolit të mërkurën tregojnë se si turma kishte ngritur një litar për varje.

Sipas CNN, zëvendëspresidenti dhe familja e tij mund të dëgjonin turmën e cila thërriste: Ku është Mike Pence, teksa sulmuan godinën.

Hetimet nga FBI janë nxitur prej faktit se disa prej protestuesve kishin me vete litar për të marrë peng njerëz brenda godinës.

Pence u dërgua në një strehë të sigurt pasi turma pushtoi godinën e Kapitolit.

Artikulli i mëparshëmFlet mjeku i shkarkuar pse foli kundër QSUT: Do iki jashtë vendit
Artikulli i radhësGjykata e SPAK jep masat për 23 të arrestuarit për drogën në Skrapar