Ishte paralajmëruar që në dhjetor, Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Philip vaksinohen kundër koronavirusit

0
116408664 Hi064147350

Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj Princ Philip janë vaksinuar kundër Covid-19, ka bërë të ditur Buckingham Palace. Një burim pranë familjes mbretërore tha se vaksinat janë bërë sot më 9 janar nga një mjek i tyre në kështjellën, Windsor.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, monarkja 94-vjeçare vendosi që ta bënte publik këtë lajm, për të rritur besimin mes popullit dhe për të parandaluar spekulimet e mëtejshme mbi vaksinat.

Mbretëresha, 94, dhe Princi Philip, 99 vjeç, janë mes rreth 1.5 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë bërë dozën e parë vaksinës Covid. Britani e Madhe ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit më 8 dhjetor të viti të kaluar.

Artikulli i mëparshëmMinistria e Shëndetësisë: 655 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësTritan Shehu: Rama në 8 vjet shkatërroi sistemin shëndetësor dhe ndërton sot një spital sa për sy e faqe