Kur gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha shirat përmbysnin Shkodrës dhe kur Edi Rama dhe shpura e tij ishin në opozitë, kërkohej çdo ditë dorëheqje.
Kështu u veprua edhe pas një vizite që ministri i Energjitikës në vitin 2010, Dritan Prifti do të zhvillonte një vizitë në Turqi.
Taulant Balla, sot sekretar i Përgjithshëm i PS-së, do të dilte në një konferencë për mediat dhe me argumentimin se Prifti kishte bërë një vizitë luksoze në Turqi, si sot Belinda Balluku, Arben Ahmetaj e të tjerë bashkëpunëtorë të Ramës në Dubai, do të kërkonte dorëheqjen e ministrit të Energjitikës.
E sot kur opozita kërkon përgjegjësi, kur qeveria bën udhëtime e ha darka luksi, për Edi Ramën janë takime pune.
Ja çfarë kërkonte në janar 2010 Taulant Balla në një konferencë për mediat.