Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është e shqeetësuar për javët në vijim sa i përket situatës së pandemisë.
Teksa Gjermania ka tejkaluar tashmë 40 mijë viktimat nga COVID-19, Merkel thotë se më e keqja ende s’ka ardhur.
Shifrat në Gjermani si në gjithë Europën s’kanë të ndalur, por për Merkel javët në vijim do të jenë më të vështirat e gjithë pandemisë për gjermanët.
465 viktima u regjistruan vetëm këtë të dielë në Gjermani, teksa 1.9 milionë të infektuar ka në total.