U nis para 20 vitesh: Përfundon puna për videolojën e ideuar për PlayStation 1

0
This image has an empty alt attribute; its file name is PS1-1.jpg

Një kompani japoneze, që në vitin 1998 nisi punën për një videolojë për PlayStation-in e parë, më në fund e ka përfunduar projektin e saj.

Pas 20 vitesh dhe 4 konsolash të reja PlayStation-i që kanë dalë në treg, “Magic Castle” është e disponueshme për ata që kanë akoma pajisjen e vjetër të PlayStation-it.

Zhvilluesit e lojës nuk u pranuan kur e propozuan fillimisht idenë e tyre, por Sony pa se kishin potencial dhe i ofroi punë për një projekt tjetër. Djemtë refuzuan ofertën, duke vendosur të shkrinin kompaninë e tyre.

Tani, pas më shumë se 20 vitesh, një nga zhvilluesit gjeti kodin e Magic Castle dhe vendosi jo vetëm që ta përfundojë lojën që kishte mbetur pezull, por edhe të sjellë të reja në muajt në vazhdim për të.

Kjo është hera e parë në histori që një videolojë për PlayStation 1 do të ketë “update”.

Artikulli i mëparshëmNga shtëpia e fëmijës në parlament: Alfred Muharremi do të vendosë kandidaturën për deputet
Artikulli i radhësPasojat e pandemisë, mbylljet e bizneseve u rritën me 38% në maj-dhjetor, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj