Vaksinimi në vendet e varfëra. OBSH bën thirrje për shpërndarje të barabartë nëpërmjet COVAX

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëri thirrje këtë Javë për një shpërndarje më të drejtë të vaksinave të Covid-19 tek vendet e varfëra, për të parandaluar dhe kontrolluar virusin vdekjeprurës. Bruce Aylëard, këshilltar i lartë tek Drejtoria e Përgjithshme e Organizatës, tha se shumë vende kanë mundësuar vaksinën tek popullsia, por shumica e këytre vendeve, nuk i janë me të ardhura të ulëta.

“Mbi 40 vende kanë nisur vaksinimin kundër Covid-19 duke përdorur pesë vaksina të ndryshme ndaj virusit. Megjithatë, të gjithë këto programe imunizimi, si ç’ka thënë edhe drejtori i përgjithshëm, i përkasin vendeve me të ardhura të mesme e të larta”

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se planifikon t’i bëjë thirrje të gjithë vendeve javën e ardhshme, që të përmbushin premtimet ndaj COVAX,  një iniciativë ndërkombëtare e bashkëdrejtuar nga organziata për të siguruar shpërndarje të barabartë të vaksinave. Ai i ka kërkuar vendeve që të vaksinojnë punonjësit e shëndetësisë dhe grupet e rrezikut të lartë tek të gjithë pjesëmarrësit në 100 ditët e ardhshme. Sipas Aylward , OBSH do të përpiqet më shumë për vendet e varvëra që të kenë vaksina në Shkurt, veçanërisht në vendet e Angazhimit të Avancuar të Tregut, që përfshijnë 92 shtete në Afrikë, Amerikë dhe Azi.

“Po punojmë shumë për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinës nëpërmjet COVAX dhe veçanërisht për vendet e varfëra.  Ne kemi besim se do të mund të ofrojmë vaksinat tek këto vende në Shkurt. Megjithatë, organizata nuk mund ta bëjë këtë gjë e vetme. “

Tedros i ka bërë thirrje prodhuesve të vaksinave në të gjithë botën që të shpejtojnë në ofrimin e të dhënave, që do lejojnë organizatën ti konsiderojë për përdorim emergjent.   Sipas informacionit të OBSH më 6 janar, 235 vaksina kandidatë po zhvillohen në të gjithë botën dhe 63 prej tyre ndodhen në prova klinike në vende si Gjermania, Kina, Rusia, Britania dhe SHBA.

Artikulli i mëparshëmShumica e prodhuesve të OPEC + nuk janë dakord për një rritje tjetër të prodhimit. Bursa për datën 12 Janar 2021
Artikulli i radhësAeroporti, Shqipëria rrit tarifat e terminalit për 2021