Princi Saudit do të ndihmojë Kanye West të dalë nga kriza nëse i lë Kim Kardashian për një natë

0

Reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar se ka hyrë në një krizë të madhe ekonomike dhe ka kërkuar ndihmë. Ai ka treguar se është në një borxh të madh prej 53 milion dollarësh dhe u shpreh se do të pranonte çdo ndihmë nga miliarderë të tjerë.

West kërkoi 1 milion dollarë nga Mark Zuckerberg për të vazhduar punën e tij në art, ndërkohë që një tjetër miliarder i është ofruar për ndihmë, por me një kusht.

Princi Saudit Mohammed është shprehur se do t’i japë reperit 1 miliard dollarë nëse ai do t’i lërë për një natë partneren (në divorc e sipër), Kim Kardashian.

“Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të”,- tha princi.

Ndërkohë, s’kemi ende asnjë reagim nga çifti West-Kardashian.

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.

Artikulli i mëparshëm“Nisma Thurje” regjistrohet në gjykatë si subjekt politik
Artikulli i radhësU arrestua për korrupsion, Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen për ish-drejtorin e burgut 313