Joe Biden ka prezantuar një plan prej 1.900 miliardë dollarësh për të luftuar pandeminë e Covid-19 dhe efektet e saj në ekonominë amerikane. “Duhet të veprojmë menjëherë, nuk mund të presim më” tha presidenti i zgjedhur.
Në lojë, vijoi ai, është shëndeti i vendit tonë. Ky plan është iniciativa e parë legjislative e Biden dhe do të jetë testi i pare i tij me Senatin e sapozgjedhur. Pjesa më e madhe e parave të planit të propozuar nga Biden parashikohet të shkojnë pikërisht për vaksinime dhe për testime.
Sipas Biden, plani i deritanishëm është shumë i ngadaltë dhe duhet të avacojë më shpejt. Ai është angazhuar se brenda 100 ditëve të para të mandatit të tij do të realizohen 100 milionë vaksnime.
Më tej, Biden tha se ‘të mërkurren nisim një kapitull të ri” ndërsa i referohej ditës së betimit kur merr zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.