Pakistani miraton vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent

0
Pakistani miraton vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent

Vaksina Covid e AstraZeneca është miratuar për përdorim emergjent në Pakistan , tha të shtunën ministri i shëndetësisë, duke e bërë atë vaksinënë e parë kundër koronavirusit që lejohet të përdoret në vendin e Azisë Jugore.

Pakistani, i cili është në mes të një vale të dytë infeksionesh, ka thënë se do të prokurojë më shumë se një milion doza të vaksinës së Sinopharm, por vaksina kineze nuk është miratuar ende nga Autoriteti Rregullator i Barnave të Pakistanit (DRAP).

“DRAP i dha autorizim përdorimi urgjent vaksinës AstraZeneca Covid,” i tha Reuters ministri i shëndetësisë i vendit, Faisal Sultan.

Pakistani raportoi 2,432 infeksione të reja me koronavirus dhe 45 vdekje të Premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në më shumë se 516,000 dhe vdekjet afër 11,000.

Artikulli i mëparshëmStudimi në Austri: Fëmijët si përhapës, të variantit B.1.1.7 të virusit mund ta përkeqësojnë situatën
Artikulli i radhësMSH jep të dhënat: 581 raste të reja dhe 5 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ja sa testime janë kryer