Shërbimet e Policisë Rrugore në Korçë, janë në gadishmëri për të monitoruar situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në qarkun e Korçës.
Në rrugët urbane dhe interurbane, punonjësit e policisë janë prezent për të menaxhuar dhe orientuar lëvizjen e automjeteve dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Disa nga akset rrugore të cilat janë të kalueshme me zinxhirë janë Maliq-Moglicë; Boboshticë-Dardhë; Voskopojë-Lekas; Vithkuq-Shtyllë dhe Mokër, Pogradec.
Akset e tjera rrugore, janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme. Policia Rrugore Korçë, apelon drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizontale dhe vertikale, në raste emergjence të telefonojnë në numrin 129 të Policisë dhe shërbimet do të vijnë menjëherë në ndihmën tuaj.