“Sa kohë kam që e them këtë dhe nuk më kanë besuar”, Alfred Cako publikon deklaratën shokuese të personazhit të njohur për vaksinën e COVID: Mund t’i kthejë njerëzit në….

0
“Sa kohë kam që e them këtë dhe nuk më kanë

Konspiracionisti Alfred Cako ka publikuar deklaratën tronditëse të një rabini ortodoks, në lidhje me vaksinën kundër COVID-19. Sipas tij vaksina mund të ndikojë në prirjet seksuale të njerëzve.

“Sa kohe kam qe e them kete dhe disa nuk me kane besuar?!”, shkruan Cako krahas shkrimit.

Rabini Daniel Asor, i cili ka një numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale ka deklaruar se: “Vaksina e Covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë”.

Një media izraelite raportoi se Daniel Asor gjithashtu deklaroi se përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz ishin pjesë e një ‘qeverie dashakeqe’, e cila po përpiqet të ndryshojë botën. Në fakt, nuk ka asnjë provë që vaksina e koronavirusit lidhet me homoseksualitetin dhe bie në kundërshtim me thirrjet e tjera të Daniel Asor, i cili  i kërkonte njerëzve që të vaksinoheshin.

Sipas Independent, Asor përdori një predikim të kohëve të fundit për të thënë: “Çdo vaksinë është bërë duke përdorur një substrat embrional dhe ne kemi prova se shkakton prirje të kundërta. Vaksinat merren nga një substrat embrional, dhe ata e bënë këtë edhe këtu, kështu që kjo mund të shkaktojë prirje të kundërta”, për të cilën i referohej homoseksualitetit.

Artikulli i mëparshëmE hidhur/ Humb jetën djali 24-vjeçar i supermodeles dhe biznesmenit miliarder, zbardhet shkaku i rëndë i vdekjes, familja bën rrëfimin e ndjerë: Ne kurrë nuk do kemi mundësi…
Artikulli i radhësBurri i martuar i hedh studentes videot intime në rrjetet sociale