Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit me burg” për Alban Gurin, shoferi i cili aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren ditën e dielë. Guri akuzohet për ‘aksident me pasojë vdekjen’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit’.
Babai i të miturës, e cila ndërroi jetë në spital, tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur.
“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen për dore. Shoferi erdhi dhe e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhe çdokujt, por shoferi beri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, por ia le shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu s’ka as rrugë as trotuar asnjë kusht.”, tha Iliaz Petali për News24.