Hungaria ka nënshkruar marrëveshje për të blerë vaksinën Sputnik V të Rusisë, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Europian, sipas ministrit të Jashtëm, Peter Szijjarto. Ministri hungarez tha se vaksinat do të mbërrijnë me 3 dërgesa dhe se detajet mbi përmasën e tyre do të publikohen më vonë. Marrëveshja vjen pak ditë pasi rregullatori i barnave në Hungari miratoi për përdorim vaksinat e AstraZeneca dhe Sputnik V të Rusisë, ndërkohë që Budapesti zyrtar po has vështirësi për të hequr masat e karantinës. Agjencia Europiane e barnave nuk ka miratuar ende vaksinën e Rusisë apo të AstraZeneca.
“Jam shumë i gëzuar të lajmëroi se kemi nënshkruar marrëveshje nën të cilën Hungaria mund të blejë sasi të mëdha të vaksinës ruse, nëpërmjet 3 kësteve. Për shkak të vonesës së dërgesave ne u detyruam të shohin për burime të reja, mbi një vaksinë të besueshme që mund të shpërndahet shpejtë. ”
Minisri tha se kjo do të lejojë Hungarinë që të heq masat e karantiëns më shpejtë. Agjencia Europiane e Barnave pritet të vendosë mbi vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit më 29 Janar. Shkencëtarët kanë ngritur dyshime mbi shpejtësinë nën të cilën Moska ka prezantuar vaksinën, duke i dhënë dritën e gjelbër përpara se të përfundojnë provat e fazës së fundit mbi sigurinë dhe efektshmërinë. Moska ka bërë të ditur se Sputnik V është 92% efektive në mbrojtjen ndaj Covid-19, bazuar tek rezultatet e brendshme, por nuk ka publikuar ende databazën e plotë të provave. Rusia ka aplikuar për regjistrimin e Sputnik V në BE dhe agjencia europiane do ta rishikojë në Shkurt.