Përgjimet e Ndraghetës/ PD thirrje SPAK: Heto lidhjet e Ramës e Veliajt me mafian italiane

0
Grida Duma: Nuk mund të qeveriset me një injorant në krye | Droni.al

Partia Demokratike ka reaguar përmes ish deputetes Grida Duma lidhur me përgjimet e antimafias italiane sipas së cilës përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane. “SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.” u shpreh Duma, ndërsa theksoi se pas 25 Prillit, opozita do të çrrënjosë korrupsionin qeveritar.

“Përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane. Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze. Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%”, tha me tej Duma.

Artikulli i mëparshëmGrabitje në Tiranë, vidhet filiali i një institucioni privat të dhënies së kredive
Artikulli i radhësShoferi i “pandëshkueshëm”/ Nipi i zyrtarit të OFL-s që shkaktoi aksidentin kishte 43 gjoba dhe ishte pa patentë