Nora Istrefi në përgjithësi njihet për stilin e veçantë, përfshirë edhe jetën luksoze që bën. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe nga jeta personale dhe karriera profesionale.
Së fundmi, Istrefi ka udhëtuar drejt Zvicrës për të kaluar disa ditë pushimi. Ajo vendosi të publikonte disa foto të saj dhe të vajzës, Renesë, nga koha e bukur që po kalojnë së bashku.
Ajo tërhoqi vëmendje me veshjen që kishte zgjedhur për të dalë në borë, e cila i nxirrte në pah të gjitha format trupore seksi. Por, a e dini sa ka shpenzuar ajo për këtë look?
Sipas “Shqip.closet”, një faqeje në Instagram, çmimi i plotë i veshjes së Norës është 2,300 euro. Çmimin më të lartë e kishte xhupi, 1,370 euro, ndërkohë që vetëm aksesori në kokë i ka kushtuar 280 euro.