Drejtorai e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një njoftim zyrtar ditën e stome në bashkëpunim edhe me FSDKSH dhe Urdhrin e Farmacistit, për të sqaruar disa pikëpyetje që procesi i fiskalizimit ka ngritur në tregtimin e produkteve farmaceutike:
Njoftimi i DPT
Të nderuar tatimpagues që operoni në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike,
Me qëllim sqarimin e çdo paqartesie të subjekteve tatimpagues si dhe shmangien e abuzimeve apo keqinterpretimeve, DPT, FSDKSH dhe Urdhri i Farmacistit e vlerësojnë të nevojshme daljen me një sqarim të përbashket për këtë shqetësim.
Si kundër jeni në dijeni, ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, i fillon efektet sipas fashave si vijon:
- për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
- për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
- për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.
Nga ana e Urdhrit të Farmacistit, Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), dhe subjekteve tatimpagues që operojnë në këtë sektor është ngritur një shqetësim lidhur me trajtimin e transaksioneve të lidhura me rimbursimin e ilaceve të rimbursueshme nga ana e FSDKSH për efekt të procesit të fisklaizimit.
Lidhur me këtë problematikë sqarojmë se, në kuptim të kuadrit ligjor rregullues në fuqi, transaksione B2G (subjekte të pikës a) të dispozitës së sipërcituar) janë transaksionet që paguhen nga institucionet buxhetore, kryesisht në vijim të një procedure standarte prokurimi.
Rimbursimet e faturave mjekësore nuk paguhen nëpërmjet thesarit, por paguhen nga fondet e FSDKSH. Për rrjedhojë transaksionet midis FSDKSH dhe farmacive janë transaksione efektet e fiskalizimit për të cilat fillojnë nga data 1 korrik 2021.
Subjektet që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike mbartin detyrimin të fiskalizohen dhe të respektojnë procedurat ligjore të sipërcituara që prej datës 01 janar 2021, vetëm nëse kanë një marrëdhënie kontraktore me një entitet publik dhe shlyerja e transaksioneve objekt kontrate kryhet nëpermjet degëve të thesarit.