“Ishte faji im nëse u eleminuam” Hoedt kërkon falje tifozëve dhe Lazios

0

Wesley Hoedt nuk luan me fjalët e bën mea culpa kunddrejt tifozëve e shokëve të skuadrës, pas përfaqësimit të dobët në cerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës: “I kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve lacialë e shokëve të mi të skuadrës – ka shkruar mbrojtësi në rrjetet sociale pas eleminimit – Ishte faji im nëse u eleminuam. Tani mund vetëm të punoj me kokë ulur, për tiu treguar se nuk jam lojtari që u pa në fushë me Atalantën”.

Holandezi ishte padyshim ndër më të këqijtë në fushë në ndeshjen në Gewiss Stadium: i dehur nga Muriel në 2-2 e firmosur nga Malinovskyi, i befasuar në dalje nga Romero në 3-2 e shënuar nga Miranchuk, ai gjithashtu naivisht shkaktoi penalltinë e 4-2 të mundshëm, që pastaj u neutralizua nga Reina. Tani, Hoedt duket i gatshëm të hedhë mbrëmjen e keqe të Bergamo pas shpine dhe të përpiqet të rifitojë besimin e tifozëve të Lazios dhe, mbi të gjitha, të teknikut Inzaghi.

Artikulli i mëparshëm“Çfarë përfitoj unë nga programi i PD?”, Teliti shpjegon efektet e taksës së sheshtë dhe heqjen e taksës “Rama”: Karburanti 24 lekë për litër më lirë
Artikulli i radhësZbulohen pamjet filmike të vrasjes së Klodian Rashës, ç’ndodhi mes të riut dhe efektivit të “Shqiponjave” pak para krimit