Humbi bashkëshortin, ministrja e Margariti: Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë

0

Ministrja Elva Margariti humbi pak ditë më parë bashkëshortin e saj pas një sëmudjeje të rëndë, Artan Asllani. Në profilin e saj në Facebook, ministrja ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira dhe ngushëllimet e shumta.

“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkruan ajo.

Artikulli i mëparshëmZyrtare/ Izraeli shteti i 117 që njeh Kosovën, por me kusht
Artikulli i radhësUrgjenca Kombëtare: Shtohen shifrat e infektimit nga COVID-19 në radhët e të rinjve