Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00, vetëm pak pas mesdite.
Seanca e dytë u caktua pas dështimit të të parës, pasi avokati i Llallës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.
Në sallë, avokati Sokol Hazizaj pretendoi se çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur Gjykata e Posaçme, ose ndyshe GJKKO, dhe si pasojë nuk mund që të vijojë procesi.
Adriatik Llalla është marrë i pandehur pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, të kryer në 3 raste.
Për ‘mashtrime’ të tilla me shifrat, Llalla rrezikon gjobë deri në 3 vite heqje lirie.