Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook-ut, WhatsApp ka filluar të postojë mesazhe për përdoruesit në ikonën e statuseve. Mesazhi vjen pas lajmeve se aplikacioni po shkel rregullat e privatësisë së përdoruesve. Mesazhet kanë filluar të shfaqen që ditën e shtunë dhe sipas zëdhënësit të WhatsApp i cili foli për The Verge tha se ishin të nevojshme pasi ka ndodhur një keqinformim:
“Ka pasur shumë keqinformim dhe konfuzion rreth azhurnimit tonë të fundit dhe ne duam t’i ndihmojmë të gjithë të kuptojnë faktin se si WhatsApp mbron privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve. Ne do të sigurojmë azhurnime për njerëzit në skedën Status, në mënyrë që ata të lexojë drejtpërdrejt nga WhatsApp. WhatsApp nuk mund të shohë mesazhet tuaja personale, dhe as Facebook, sepse ato mbrohen nga enkriptimi end-to-end.
Në mesazhin e WhatsApp thuhet:
“Një gjë që në fakt nuk është e re është angazhimi ynë ndaj privatësisë suaj dhe një kujtesë që WhatsApp nuk mund të lexojë ose dëgjojë bisedat tuaja personale pasi ato janë të koduara.”
WhatsApp po ndjek këtë metodë pasi shumë përdorues kanë njoftuar se do të heqin aplikacionin dhe të zgjedhin një tjetër me emrin Signal për të chatuar me miqtë apo të afërmit e tyre.
Kjo pasi WhatsApp njoftoi disa ndryshime në lidhje me bizneset që synonin reklamat dhe tërheqjen e klientëve, në këtë rast të përdoruesve të WhatsApp dhe Facebook. Por sipas zyrtarëve të WhatsApp, përditësimi nuk ndryshon praktikat e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook dhe nuk ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë privatisht me miqtë ose familjen kudo që janë në botë.