Aktori Julian Dedsa i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’, duke komentuar mbi regjisorin Altin Basha tha se nga ‘Portokallia’ kanë ikur shumë aktorë.
Sipas Dedës nuk mund ta kenë fajin 15 veta që janë larguar.
Deda: Unë do të bëj vetëm një pyetje: nga Portokallia kanë ikur shumë aktorë. Nuk mund ta kenë fajin 15 veta. Ai sikurse e nisi edhe e bitisi. Tashmë nuk është asgjë.
Lela: Lidhur me aktorët që i janë futur politikës, a mbani mend aktorë që janë më të mirë si politikanë?
Deda: Arben Imami është më i mirë si aktor, unë për flas për ata që kanë qenë si aktorë të mirë. Nuk mbaj mend ndonjë që të ketë shkëlqyer. Varet sa e do, se politika nuk është një profesion për të cilin ti shkollohesh