OBSH bën të ditur shpërndarjen e vaksinave për vendet në nevojë. Ja sa janë planifikuar për Shqipërinë dhe Kosovën

0

COVAX ka publikuar zyrtarisht planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, që kapin në total 1.2 milion doza.

“Qëllimi i ndarjes së shpërndarjes së përkohshme me vendet, madje edhe në mjedisin e sotëm global të furnizimit global, është të sigurojë qeveritë dhe sistemet shëndetësore me informacionin që u nevojitet për të planifikuar për programet e tyre kombëtare të vaksinimit. Alokimet përfundimtare do të publikohen në kohën e duhur.” – shkruhet në njoftim.

Në fakt paraprakisht do të jenë 240 milionë doza të AstraZeneca, si dhe 60 milionë të tjera nëpërmjet Gavi që do të jepen deri në qershor për dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Sa i përket Shqipërisë, është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX.

Nga ana tjetër për Kosovën planifikohet 100 mijë e 800 doza, po të AstraZeneca.

Artikulli i mëparshëmA do të mbetet anglishtja gjuha zyrtare e BE-së pas ikjes së Britanisë?!
Artikulli i radhësRama-Basha-Meta përballë ambasadores Yuri Kim, Presidenca zbardh mbledhjen e Sigurisë Kombëtare: U diskutua për…