Mësohet emri i drejtuesit politik të Partisë Demokratikie, në Qarkun Gjirokastër.
Ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehut i është besuar nga kryedemokrati Lulzim Basha ky qark.
Gjirokastra ishte qarku i fundit të cilit nuk i ishte zyrtarizuar emri i drejtuesit.
Kujtojmë që mbrëmë u zyrtarizuan edhe emrat e tetë drejtuesve të PD, që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Dega Tirana 1 + 12 + 14 iu besua Aldo Bumçit, Dega Tirana 2 + 3 + 10 iu besua Jorida Tabakut, Dega Tirana 4 + 8 Alfred Rushajt, Dega Kavajë + Rrogozhinë Grida Dumës, Dega Tirana 5 + 7 Agron Shehajt, Dega 9 + 11 Albana Vokshit, Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16 Belind Këlliçit.
Mes tyre ishte edhe ish-deputeti Flamur Noka, që do të drejtojë fushatën në Kamëz, Paskuqan, Vorë. Po ashtu dje u vendos se fushatën elektorale në Kukës do ta drejtojë demokrati Flamur Hoxha. Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.