Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimet për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës, që përfshihen në Dosjen 339. Midis personave të dënuar për këtë dosje janë edhe vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Respektivisht Mimoza Ndoka është dënuar me 1.4 vite, por me kusht, kurse Gjevi Ndoka është dënuar me 6.8 vite burg.
Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka.
Në total GJKKO ka dhënë mbi 34 vite burg, por që disa prej tyre janë dënuar me kusht.
DËNIMET NGA GJKKO
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht