Basha: Takim i shkëlqyer me ambasadoren amerikane, jam krenar për rolin tim në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin e zhvilluar ditën e sotme në Presidencë gjatë sesionit të NSC, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Basha shkruan se ndihet krenar për rolin e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe se aleanca midis Shqipërisë dhe Amerikës është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen dhe synon që ta çojë më lart.

Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë & Amerikës është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja.

Artikulli i mëparshëm‘Mafia’ e pronave në Shëngjin, gjykata dënon vëllain dhe motrën e ish-deputetit socialist
Artikulli i radhësTakimi me gjeneralin amerikan, ambasada e SHBA zbardh detaje nga diskutimi në Presidencë