Si do ta ndryshojë PD, cilësinë e shkollimit? Vokshi flet për tekste falas dhe vakte ngrënieje

0

Një nga bashkëhartueset e programit të PD për arsimin “Shqipëria fiton arsimin”, zonja Albana Vokshi, shpjegon në pak sekonda në një video se si do të ndryshojë arsimi për fëmijët shqiptarë pas 25 prillit.

Jona: – Albana, përshëndetje!

Vokshi: – Përshëndetje Jona!

Jona:  -Motra ime është në shkollë, por për shkak të kushteve jot ë mira, po mendojmë ta çojmë në një shkollë private. A do të ndryshojë diçka në cilësinë e shkollimit?

Vokshi: – Patjetër që do të ndryshojë. Nxënësi do të jetë në fokus të programit të PD-së. të gjitha shkollat, edhe në cepin më të fundit të Shqipërisë, do të jenë me infrastrukturë, me standarte ndërkombëtare. Prindërit, sikurse po e diskutonim edhe me Valbonën dhe me Malvinën, do të jenë krejt të qetë, sepse fëmijët e tyre do jenë në një ambient të sigurt. Do të sigurojmë edhe vakte ngrënieje madje dhe aktivitete të ndryshme pas mësimit, bazuar në prirjet që nxënësit do të kenë.

Jona: – Shkollimi i fëmijëve ka dhe kosto, a do të kemi një ndihmë?

Vokshi: – Përveç faktit që prindërit do të jenë të sigurt për fëmijët e tyre deri në orët e pasdites dhe do të kenë mundësi që të punësohen, që do të sjellin më shumë të ardhura për familjet e tyre, PD angazhohet që për 350 mijë, të sigurojë tekste falas, ndihmë që për 60 mijë familje në nevojë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme. Në 25 prill, Shqipëria fiton arsimin!

Artikulli i mëparshëmDollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm ndërsa Paundi pëson rënie. Bursa për datën 3 Shkurt 2021
Artikulli i radhës1000… dhe vdekjet fshihen!