I akuzuari për vrasjen e komisariatit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, ti llogaritet edhe koha e paraburgimit që ka qëndruar në Greqi kur u kap në vitin 2013. Kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi, bëjnë me dije burimet.
Frroku u dënua nga ish Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim u konvertua me 18 vite burg në Holandë. Kujtojmë se shteti Hollandez, refuzoi kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Kush është Frroku dhe lidhja e tij me vrasjen e kryekomisarit Lamaj
Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekua në vitin 2013 në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, ku dy persona i kanë bërë pritë kryekomisar Lamajt. Ai ka qenë dukë udhëtuar në mjetit e tij dhe po shkonte drejt shtëpisë dhe në mometin që ka zbritur nga makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dyshimet se autori ishte Arben Frroku u përforcuan me prova dhe më 25 shkurt ai u arrestua në Greqi, pas dyshimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda se ishte i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai u arrestua së bashku me shtetasin Jak Jaku.
Pasi çështja kaloi në rigjykim Frrkoku mori dënimin me burgim të përjetshëm, por tashmë ai ishte larguar nga Shqipëria, dhe do të vuajë dënimin e tij në Holandë, i cili iu konvertua në 18 vite burg.