Në një kohë kur distancimi social dhe fizik është një nga kushtet për të mposhtur COVID-19, një përqafim ka shpëtuar jetën e Erson Merson Junior, 30-vjeç. I riu me aftësi të veçanta, është shtruar në spitalin Caapiranga, në Amazonë.
Sëmundja nisi të bëhet më agresive në trupin e Junior dhe kësisoj ankthi iu shtua. Për ta qetësuar mendoi një infermier i spitalit, i quajtur Raimundo Nogueira Matos. Ai e përqafoi të riun për ta qetësuar dhe në të njëjtën kohë i vendosi maskën e oksigjenit, pasi frymëmarrja i ishte rënduar. Ky moment prekës është fotografuar nga një tjetër pacient, i quajtur Mirene Borges da Silva.
“Ishte diçka shumë bukur. Ndjeva që Zoti ishte atje dhe dërgoi infermierin për ta qetësuar. Ai u ndie i qetë dhe falë Ray (infermierit) filloi të frymonte normalisht”, tha Mirene.
Ndërkohë me anë të një statusi në rrjete sociale ai ka shkruar:
“Të gjithë u prekën nga qëndrimi i infermierit tonë Ray. Ai ishte i lodhur për shkak të punës së tepërt, por gjithsesi tregoi një anë tepër njerëzor. E theksoj edhe pse ishte shumë i lodhur, përqafoi fort Junor-in dhe ia ka mbajtur oksigjenin të fiksuar për minuta të tëra”.