Gjuetia e paligjshme e koranit, arrestohen kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec

0

Kryetari i Shoqatës së Peshkimit dhe dy punonjës janë arrestuar në Pogradec. Arrestimi i tyre erdhi sepse nga hetimet e kryera rezultoi se në bashkëpunim mes tyre ata kanë shpërdoruar detyrën, duke detyruar peshkatarët në Pogradec që të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikulli i mëparshëmShakira tregon arsyen e çuditshme pse nuk martohet me Pique
Artikulli i radhësJuve-Ronaldo, palët po mendojnë rinovimin e kontratës, po Dybala?