Çmimet e referencës pengesë/ Dhoma Amerikane: Bizneset detyrohen të shkojnë në gjykata

0

Çmimet referencë dhe krijimi i hapësirës për më shumë biznes online kanë disa preh shqetësimeve të ngritura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në takimin e përvitshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Problematikat u ngritën gjatë takimit nga përfaqësues të Dhomës Amerikane, sipas të cilëve shumë biznese  detyrohen të shkojnë nëpër gjykata për të rrëzuar aplikimin e çmimeve referencë ndaj produkteve të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli tha se çmimet referencë aplikohen vetëm në 3% të volumit të importeve që hyjnë në Shqipëri dhe se niveli i tyre vjen duke u ulur. Ai bëri një përmbledhje të punës së doganave, duke theksuar se të ardhurat janë rritur me 18% nga viti 2013. Ai theksoi se gjatë vitit të Pandemisë doganat kanë punuar me kapacitet të plotë për të përballur veçanërisht nevojat për medikamente e pajisje mbrojtëse.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm Gent Gazheli, një prej projekteve prioritare të Administratës Doganore është përmiresimi i aplikimeve on-line për autorizime si dhe rritja e numrit të tyre nëpërmjet portalit e-Albania nga 8 aplikime të cilat janë aktualisht në 34 aplikime, nëpërmjet përmirësimit dhe krijimit të modulit “Backend”.

Artikulli i mëparshëmArrestohet prostituta 61-vjeçare në Tiranë, u kap në flagrancë me të riun në një hotel
Artikulli i radhësEkzistojnë 4,000 variante të virusit – Disa janë të rëndësishëm. Vaksina shmang gjithsesi sëmundjen e ashpër