Dollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm ndërsa Paundi pëson rënie. Bursa për datën 3 Shkurt 2021

0

Këtë të mërkurë monedha europiane vazhdon të qëndrojë konstante duke ruajtur po të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.

Ndërkaq Dollari amerikan vijon të forcohet duke fituar edhe 0.3 pikë nga dita e martë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 102.3 lekë dhe shitet me 103 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ndryshe nga një ditë më parë ka humbur pikë këtë të mërkurë duke u blerë me 139.3 lekë dhe duke u shitur me 140 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 114.4 lekë.

Bursa për datën 3 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA532.75+ 11.00
DIESEL472.25+ 5.25

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmNdërron jetë mjekja nga Durrësi
Artikulli i radhësSi do ta ndryshojë PD, cilësinë e shkollimit? Vokshi flet për tekste falas dhe vakte ngrënieje